KAPITENI I KOSOVËS
Rrahmani deklarohet pas fitores
3 October, 2021 @22:14
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është deklaruar përmes rrjeteve sociale pas fitores së madhe që e arriti ekipi i tij Napoli sonte ndaj Fiorentniës.
Rrahmani ka qenë njeriu që shënoi golin e fitores 1-2 për Napolin. Ndërsa ai pas ndeshjes në llogarinë e tij personale të Facebookut ka thënë:
“Fitore shumë e rëndësishme. Shihemi pas dy javëve,” kanë qenë fjalët e tij të ilustruara me festën e golit të shënuar nga ai, që bën Napolin lider në Serie A dhe me ecuri perfekte prej 7 fitoresh nga 7 ndeshje të zhvilluara.
Rrahmani do të jetë pjesë e Kosovës tash, ku më 9 tetor Dardanët janë mysafir në Suedi, ndërsa më 12 tetor presin Gjeorgjinë në Kosovë.
RAPORTI dhe GOLAT E NDESHJES Fiorentina-Napoli