Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Rrahmani: Të përmirësojmë pasimin e fundit dhe finalizimin

Foto: FFK

Rrahmani: Të përmirësojmë pasimin e fundit dhe finalizimin


6 September, 2020 @9:58

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që do të bart shiritin e kapitenit edhe në përballjen e sotme ndaj Greqisë, ka thënë se ekipi duhet të përmirësojë pasimin e fundit dhe finalizimin krahasuar me ndeshjen e kaluar.

Qendërmbrojtësi që ka shënuar ngritje në karrierë duke kaluar shpejt prej Dinamos së Zagrebit te Verona e këtë verë është bërë pjesë e Napolit nuk e ka përmendur fitoren për sot.

”Çdo ndeshje ka vende për përmirësim, nëse dëshiron të gjesh situata negative mund të gjesh. Mendoj se kemi luajtur mirë edhe ndaj Moldavisë, por është e qartë se duhet ta përmirësojmë pasimin e fundit dhe finalizimin e aksioneve,” ka thënë Rrahmani.

TABELA AKTUALE

Duke ditur numrin e madh të mungesave të lojtarëve, pesë prej startuesve dhe një zëvendësues ndaj Moldavisë i janë kthyer klubeve të tyre, ai ka kërkuar që secili që do të dalë në fushë të bëj punën më së miri që mundet.

“Na mungojnë shumë lojtarë për ndeshjen me Greqinë dhe çdo mungesë është e madhe për neve, por shpresoj që futbollistët që do të jenë në fushë ta kryejnë punën siç duhet,” ka shtuar kapiteni ndër të tjera.

Kosova dhe Greqia do të takohen për herë të parë në histori mes veti në një përballje futbollistike që prej pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Të dyja skuadrat kanë marrë nga një pikë në përballjet e tyre të para të grupit si mysafir dhe dueli i sontëm pritet të jetë mjaft interesant, përkundër se zhvillohet pa shikues në Fadil Vokrri që nis prej orës 20:45.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve