OFFSIDE
Rregull i ri për ofsajd në Premier League
Sky News
5 August, 2015 @13:17
Pozita jashtë loje në shqip, e njohur gjërë si “Offside” në futboll, ka fituar një rregull të ri në Premier League, që do të nis të implementohet menjëherë në stinorin e ri që fillon këtë fundjavë në Angli.
Tash e tutje, ofsajd do të referohet për çdo lojtar që sadopak prish përqendrimin e mbrojtjes apo portierit gjatë qëndrimit pasiv në një sulm.
Mirëpo, për këtë shikoni shembujt e referit tashmë të pensionuar të Premier League, Dermot Gallagher.
Skenari 1: Juan Mata nga gjuajtja e lirë, tenton zonën. Marcos Rojo është në ofsajd (si në foto), por topi nuk e prek atë dhe shkon në portë për gol.
Në stinorin e kaluar: ka qenë gol dhe është pranuar si gol për Unitedin.
Këtë stinor: goli do të anulohej, pasi që Rojo prish përqëndrimin e portierit duke tentuar me kokë, edhepse nuk e prek topin.
Skenari 2: Gjuajtje e lirë për Tottenhamin. Christian Erikssen është qartazi në ofsajd. Harry Kane e gjuan topin në krah, derisa Erikssen ecën drejt mesit të fushës pa interesim për top. Pasimi i Kane-it shkon ku duhet dhe nga ky akcion vjen goli.
Në stinorin e kaluar: Goli është pranuar dhe ka qenë i rregullt.
Këtë stinor: Goli do të pranohet, pasi që Erikssen nuk bën asnjë lëvizje ‘mashtruese’ për mbrojtjen e kundërshtarit, e as që tenton të kthejë kokën kah topi derisa nuk hyn ‘në lojë’.
Skenari 3: Ross Barkley i Evertonit kërkon pasimin drejt Romelu Lukakut që është qartazi në pozitë jashtë loje. Por, topi e kalon Lukakun, shkon në krah prej nga vazhdon akcioni e më vonë shënohet goli.
Në stinorin e kaluar: Gol i pranuar, i rregullt.
Këtë stinor: Gol i pranuar dhe i rregullt. Pse? Sepse pasi që topi e kalon Lukakun, ai ndalet, pa i penguar mbrojtësit dhe shikimit (pamjes) të mbrojtësit, derisa Kevin Mirallas në krah vazhdon akcionin. E Lukaku pasi që futet në pozitën “në lojë” vazhdon deri në zonë, kur vjen edhe goli.