FLET KAPITENI
Rruga e vështirë, drejt titullit
7 June, 2015 @20:10
Lapidar Lladrovci, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i ekipit të Ferronikelit, ka thënë se rruga deri te titulli kampion për ekipin e tij ka qenë shumë e vështirë.
“Luaj në Skenderaj, luaj në Prizren, rruga drejt titullit ka qenë shumë-shumë e vështirë për ne. Mirëpo, në fund, e merituam atë pas shumë sakrificave,” ka thënë Lladrovci pas ndeshjes, ku ekipi i tij u shpall kampion i Kosovës në futboll për herë të parë në histori të klubit, që është themeluar në vitin 1974.
Ferronikeli gjatë gjithë stinorin e ka pasur stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas në renovim dhe ndeshjet si vendas i ka luajtur në Skenderaj dhe në Prizren.