GËRBESHI
S’e kisha besuar
7 June, 2015 @19:36
Njëri ndër shtyllat e mbrojtjes së kampionit të posashpallur të Kosovës në futboll, Fidan Gërbeshi, ka thënë se nuk do të kishte besuar se ekipi i tij do të shpallej kampion, po t’i kishte thënë dikush këtë në fillim të stinorit.
“Po të më kishte thënë dikush se do të bëhemi kampion në fillim të stinorit, nuk do të kisha besuar,” ka thënë ai menjëherë pas ndeshjes.
Për më tepër, ai ka shtuar:
“Mos të harrojmë, se Ferronikeli tre vite më parë erdhi në Superligë dhe tashmë është kampion, që është një sukses i madh për ekipin, duke ditur rëndësinë historike.”
Ferronikeli me barazim 2-2 ndaj Prishtinës, siguroi titullin kampion në ndeshjen e fundit të stinorit.
TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS