KREU I RI I FIFAs

Foto: uefa.com
Sa e ka rrogën Infantino?!
1 March, 2016 @10:42
Kryetari i ri i FIFA-së, Gianni Infantino, ka thënë dje për mediat se nuk e di se sa do të jetë rroga e tij në detyrën e re.
“Nuk e kam as idenë se sa do të jetë rroga ime mujore, pasi që këtë askush nuk e ka biseduar me mua. E di se është vështirë ta besoni këtë, por paraja nuk ka qenë motiv për të kandiduar për kryetar të FIFA-së,” ka thënë Infantino për mediat dje, në ditën e parë të tij të punës si kryetar i FIFA-së.
Zvicerani 45 vjeç deri javën e kaluar ka qenë sekretar i përgjithshëm i UEFA-së, ndërsa pas kandidimit në postin e kryetarit të FIFA-së, e fitoi atë me shumicën e votave në raundin e dytë të votimeve.