Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARMANDO SADIKU

Sadiku bën ‘sefte’ me Zurichun

Sadiku bën ‘sefte’ me Zurichun


16 February, 2014 @16:56

Armando Sadiku ka festuar për herë të parë golin e shënuar me fanellën e skuadrës së tij të re, Zurich.

Sulmuesi 22 vjeçar i cili u inkuadrua në lojë në minutën 59’ të ndeshjes, ka tundur portën në minutën 88’ ndaj e ekipit të dyshes shqiptare, Berat Sadik dhe Adrian Nikci, Thun.

Sadik dhe Nikci e filluan ndeshjen si titullarë, por nuk arritën ta ndihmojnë skuadrën e tyre për t’iu shmangur humbjes 3-1 nga Zurichu.

Për Armando Sadikun kjo ishte paraqitja e dytë në skuadrën e Zurichut, tek e cila u transferua në janar nga skuadra e Luganos.


 
Të gjitha lajmet nga International