GERLAND

Lyon kërkon Ligën e Kampionëve
16 February, 2014 @16:39
Skuadra e Lyonit ka vazhduar me formë të mirë në ligë duke e mposhtur sot Ajaccion me rezultat 3-1.
Kjo ka qenë fitorja e tretë e tyre në pesë ndeshjet e fundit, derisa kanë vazhduar të ngriten në tabelë dhe tanimë i janë afruar shumë një vendi - për të cilën po luftohet - vend ky që dërgon në kualifikime të Ligës së Kampionëve.
Djelmoshat e Remi Gardesë kanë avancuar në fund të pjesës së parë me golin e mesfushorit Gueida Fofana, për të shkuar në 2-0 me anë të Jeremy Briandit 20 minuta para përfundimit të takimit.
Kur Ajaccio kërkoi finishin dramatik pas uljes së epërsisë nga keniani Dennis Oliech, ata pësuan nga Bafetimbi Gomis për rezultatin përfundimtar 3-1.
Kjo ka qenë fitorja e 11-të e Lyonit këtë stinor, derisa tashmë dallimi është zvogëluar shumë me Lille e St Ettiene që po luftojnë për një vend në Ligë të Kampionëve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.