CAMP NOU
Mesazhi i rikthimit
15 February, 2014 @22:27
Skuadra e Barcelonës ka arritur një fitore të lehtë ndaj Rayo Vallecanos sonte në Camp Nou, derisa ovacionet e tifozëve në tribuna i kujtonin ditët më të mira të ekipit.
Lionel Messi është parë të jetë në formë të shkëlqyer, derisa i rikthyeri Neymar gjithashtu ka shënuar gol, përkundër se hyrji si zëvendësues në ndeshje.
Golat nuk i kanë munguar as dyshes tjetër ofanzive si Pedro Rodrgiuez e Alexis Sanchez sonte në ndeshjen që Barcelona e fitoi me rezultat impresiv 6-0.
Mediat e huaja e kanë komentuar lojën e katalonasve si maestrale derisa gjithçka është parë të funksiononte perfekt.
Rezultatet dhe tabela aktuale.