FA CUP

REUTERS
City eliminon Chelsean
15 February, 2014 @20:41
Ndeshja derbi në kuadër të FA Cup, ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat, përfundoi me fitoren e Cityt.
Ekipi i Pellegrinit kaloi në epërsi në minutën 16’ me golin e malaziasit, Stefan Jovetic, pas asistimit të Edin Dzekos.
Ndërsa rezultati përfundimtar 2-0 e vulosi mesfushori françez, Samir Nasri, i cili e mposhti portierin e Chelseat, Petr Cech, në minutën 67’ të ndeshjes.
Kjo ndeshje ishte në kuadër të 1/8 së finales në FA Cup, dhe me këtë fitore Manchester City ka arritur të kualifikohej në çerekfinale, derisa Chelsea është eliminuar nga kjo garë.
Nesër do të luhet një tjetër ndeshje derbi në FA Cup, ku do të takohen skuadrat Arsenal dhe Liverpool.