Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Sakrifica e Abrashit, mungesë e madhe

Foto: FSHF

Sakrifica e Abrashit, mungesë e madhe


15 November, 2020 @21:28

Njëri ndër lojtarët më të mirë në fushë sonte ndaj Kazakistanit, Amir Abrashi, ka sakrifikuar mjaft në përballjen e kuqezinjëve dhe me kartonin e tij të marë sonte nuk do të jetë në dispozicion të Edoardo Rejas për ndeshjen e ardhshme, që shihet si finale ndaj Bjellorusisë.

Në deklaratën e dhënë pas fitores, më i miri i ndeshjes, Abrashi ka thënë se Shqipëria ka mjaft lojtarë të mirë që të arrijnë fitoren edhe pa të në fushë.

TABELA AKTUALE

“Unë e jap maksimumin në ndeshje. Do të jetë një mini-finale ndaj Bjellorusisë. Kam besim se do të fitojmë. Kemi shumë lojtarë të mirë që mund të luajnë këtu dhe ata do të japin maksimumin për të arritur fitoren,” ka thënë ai për Supersportin pas ndeshjes.

Shqipëria pas 3 ditësh pret Bjellorusinë në Air Albania, ku i duhet fitorja për të fituar Grupin 4 të Ligës C të Kombeve, që ia siguron kuqezinjëve Ligën B të Kombeve edicionin e ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve