Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEICESTER CITY 1-0 LIVERPOOL

Salah humb penallti, Liverpool mposhtet për herë të dytë këtë stinor

Foto: premierleague.com

Salah humb penallti, Liverpool mposhtet për herë të dytë këtë stinor


28 December, 2021 @23:04

Tashmë Liverpool është gjashtë pikë larg kreut të tabelës që po mbahet sigurt nga Manchester City.

Ekipi i Jurgen Klopp përkundër dominimit dhe penalltisë së humbur nga Mohamed Salah (15) dhe disa rasteve të mira nga Sadio Mane, është mposhtur me golin e Ademola Lookman (59) në pjesë të dytë të ndeshjes.

Leicester City, që ka disa mungesa nga ekipi i parë dhe startuesit e skuadrës, kështu ka arritur fitoren 1-0 ndaj Liverpoolit, që pësoi vetëm për herë të dytë këtë stinor. Përndryshe, Leicester vuante për pikë, pasi që tashmë ka shënuar vetëm fitoren e dytë në shtatë ndeshjet e fundit kampionale dhe me këtë të sontmen ka kaluar në pozitë të nëntë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League