Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I RI

Sami Sermaxhaj zyrtarizohet te Malisheva!

Sami Sermaxhaj zyrtarizohet te Malisheva!


20 September, 2022 @12:02

Trajneri i njohur në Kosovë, Sami Sermaxhaj, është zyrtarizuar si kryetrajner i ekipit të Malishevës, një ditë pasi që ata bënë të ditur se kanë ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm të tyre Arsim Thaqi!

Sermaxhaj do të nis punën menjëherë me ekipin, ndërsa Thaqi në stinorin e kaluar kishte arritur t’ia sigurojë Malishevës mbetjen në Superligë, pas një stinori tepër të vështirë dhe të luftuar.

“Kemi kënaqësinë të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin Sami Sermaxhaj. Nga sot, trajneri Sermaxhaj do të drejtojë skuadrën nga pozita e kryetrajnerit. Punë të mbarë dhe suksese trajner,” ka shkruar FC Malisheva në njoftimin zyrtar të ekipit dje.

Përndryshe, Malisheva aktualisht është në pozitën e tetë në Superligë, ndërsa ka dy fitore nga shtatë lojë të zhvilluara. Sermaxhaj përndryshe gjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadra të ndryshme në Kosovë si Ballkanin e Drenicën, ndër të tjerët edhe Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga