PAS NDESHJES SË HUMBUR
Sarin: Kishim mungesa
18 December, 2019 @10:17
Peja u mposht mbrëmë në Plovdiv të Bullgarisë nga Acedemicu, ndërsa trajneri i ekipit verdhezi Jeronimo Sarin ka thënë se ekipi ka pasur mungesa dhe ka bërë gabime gjatë lojës, që kanë qenë shkakar i humbjes.
“Erdhëm për të luajtur lojë të mirë, por me të vërtetë dy lojtarë të rëndësishëm na munguan në ekip. Nuk shënuam disa tentime të hapura dhe kjo u dha atyre rast për të kaluar përpara. E uroj Acedemicun për fitore, ndërsa përgjithësisht jam i kënaqur me lojën e treguar,” ka thënë Sarin pas humbjes.
Peja me këtë humbje ka bilans 2-3 në BIBL, ndërsa Academicu vazhdon me perfeksion 5-0. Dueli i radhës për Pejën është më 8 janar kur e pret Ibrin në Karagaç, para se të udhëtojë në Shkodër për tu ndeshur me Vllazninë, më 14 janar.