SHAQIRI

Schalke, ekip i madh!
22 July, 2015 @15:53
Ylli i futbollit me origjinë nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, ka dhënë sinjalet e para të rikthimit në Bundesligë. Reprezentuesi i Zvicrës që arriti te Interi në janar nga Bayerni, ka thënë se Schalke është ekip i madh.
“Schalke është ekip i madh. Ata janë ekip ambicioz si në Gjermani ashtu edhe në Europë. Unë jam lojtar i Interit me kontratë që vazhdon. Nuk mund të flas më shumë tash, por do të doja që të luaj përsëri në Bundesligë dikur,” ka thënë Shaqiri për Sport1, transmeton Goal.com.
Shaqiri pritet të zëvendësojë Jefferson Farfanin te Schalke, ku ky i fundit është para kalimit te Al Jazira. Mesfushori 23 vjeçar me tipare sulmuese nuk ka arritur të stabilizojë veten te Interi në gjysmëstinor, sa luajti aty.