Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EVERTON ME SHPRESA

Sean Dyche rikthehet në Premier Ligë

Sean Dyche duke u prezantuar si trajner i ri i Evertonit/ Foto: evertonfc.com

Sean Dyche rikthehet në Premier Ligë


30 January, 2023 @16:03

Mundësia për marrëveshje të shpejt u bë e ditur ditë më parë, ndërsa tashmë është jo vetëm e konfirmuar por edhe zyrtare. Sean Dyche është trajner i ri i Evertonit në Premier Ligë.

Dyche ka bërë marrëveshje 2.5 vjeçare me Evertonin, që ditë më parë shkarkoi Frank Lampardin nga detyra. Ai do të nis punën këtë të shtunë (4 shkurt), kur Everton pret liderin e ligës, Arsenal, në Goodison Park.

”Është nder dhe krenari të bëhesh trajner i Evertonit. Stafi im dhe unë jemi të gatshëm që të kthejmë këtë klub të madh në binarë. E di sa pasionantë janë këtu dhe sa i vlefshëm është ky ekip për të gjithë këtu. Jemi të gatshëm për të punuar dhe t’ua kthejmë të gjithëve atë që po e kërkojnë,” ka thënë ndër të tjera Dyche gjatë prezantimit të tij.

Dyche 51-vjeçar ka drejtuar së fundi Burnleyn në Premier Ligë (2012-2022). Ai aty ka qenë për rreth një dekadë. Para Burnleyt, kishte drejtuar Watfordin (2011/12).

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League