Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU

Sekretari i shkarkuar i Istogut pranon fajin dhe kërkon falje publike

Sekretari i shkarkuar i Istogut pranon fajin dhe kërkon falje publike


9 April, 2021 @15:28

Skuadra e Istogut sot ka marrë vendim që ta shkarkojë sekretarin e deritashëm të klubit, Fatmir Hakaj, të cilit i është faturuar diskualifikimi nga garat e Kupës së Kosovës, për shkak të aktivizimit të lojtarit të ndëshkuar me dy kartona të verdhë, Erion Ceta, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës përballë Dukagjinit.

Tashmë ish sekretari i Istogut, pas shkarkimit të tij nga posti që e mbante te “Troftat”, kërkoi falje publike duke e pranuar gabimin e tij që i kushtoi Istogut me diskualifikim.

Në deklaratën e tij të publikuar nga faqja e klubit të Istogut, Hakaj ndër tjerash ka thënë se ndjehet i zhgënjyer për situatën dhe e pranon me korrektësi vendimin e klubit.

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të sekretarit të shkarkuar të Istogut, Fatmir Hakaj:

Unë Fatmir Hakaj përmes këtij shkrimi me sinqeritetin më të madh i’u kërkoj falje për lëshimin e bërë nga ana ime. 12 vite kam punuar në këtë klub dhe kam qenë gjithmonë i përkushtuar në punën time si sekretar, por ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte, por ata njerëz që punojnë mund edhe të gabojnë ndonjëherë, gabimet janë njerëzore.

I kërkoj falje gjithë fubollistëve të Istogut, stafit të trajnerëve, kryesisë së klubit dhe gjithë qytetarëve të Istogut për lëshimin e bërë nga ana ime.

Jam mjaft i zhgënyjer sikur gjithë ju me këtë ndodhi, dhe ende jam në shok për gjithë këtë ngjarje.

Vendimin e klubit për shkarkimin tim e kam pranuar në mënyrë korrekte.

Për fund falënderoj klubin e Istogut për bashkëpunim në këto 12 vite sa isha sekretar i klubit.

Ju uroj shumë suksese në vazhdim!

Sinqerisht,
Fatmir Hakaj, ish sekretar i klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës