SKANDALI
Serbët bllokojnë në aeroport delegacionin shqiptar!
14 October, 2014 @19:21
Një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit është ndalur për tu kthyer prapa në aeroportin e Beogradit, Nikola Tesla, njoftojnë mediat serbe pak më parë.
Sot pasdite ka ndodhur një keqkuptim në aeroport, kanë bërë të ditur më vonë zyrtarë policor, raporton Telegrafi serb në faqen e saj.
“Kemi menduar se është fjala për tifozë, të cilët janë të ndaluar të hynë në stadium, mirëpo në fund gjithçka ka sqaruar FSS-ja dhe delegacioni ka hyrë në Serbi,” është cituar të ketë thënë një burim nga policia për portalin në fjalë.
Delegacionit shqiptar i është kërkuar lista e emrave për të hyrë në Serbi, pasi që zyrtarë të aeroportit kanë menduar se janë tifozë.
Tifozët mysafir, zyrtarisht janë të ndaluar të hynë në stadium për këtë ndeshjes, pasi që pas mosmarrëveshjes së palës serbe dhe asaj shqiptare, kështu vendosi UEFA-ja.