VUSHTRRI
Osmani ia siguron fitoren Llamkosit me hat-trick
14 October, 2014 @17:42
Skuadra e fundit e radhitjes tabelare, Ferizaji, edhe xhiron e dhjetë të Superligës e kaloi pa asnjë pikë.
Megjithëse pjesën e parë e përmbylli në epërsi 2-1, në fund fitores iu gëzoi kampionja aktuale, Llamkos Kosova.
Labinot Osmani shkëlqeu në fitoren e vushtrriasve duke shënuar hat-trick.
Ai shënoi tre golat e para për skuadrën e tij për ta përmbysur disavantazhin, derisa goli i katërt u shënua nga Bashkim Shala.
Për mysafirët nga Ferizaji realizator të vetëm ishin Enis Kuka dhe Dardan Çerkini.
Kjo fitore e ngriti Llamkosin në pozitën e dytë, me tre pikë më pak se liderja, Hajvalia, e cila do ta luajë nesër ndeshjen e kësaj xhiroje ndaj Besës në Pejë, kurse Ferizaji mbetet i fundosur në tabelë me vetëm 5 pikë pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara.
Rezultatet dhe tabela aktuale.