RAMON SANCHEZ PIZJUAN
Sevilla, kërcen në pozitën e katërt
3 January, 2015 @20:48
Një gol nga gjuajta e lirë e Nico Parejas i ka dhënë fitoren Sevillës në ndeshjen e sotme ndaj Celta Vigos.
Kjo fitore i çoi Andaluzianët në vend të katërt me 33 pikë, derisa mysafirët kishin mbetur në minutën e 22-të të takimit me dhjetë lojtarë pasi që Carles Planas u skuq.
Celta, që gjendet në vendin e tetë të tabelës, tashmë ka humbur gjashtë ndeshje me radhë në La Liga, ndërsa shtatë ndeshje pa shënuar gol.