Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA - DRITA

Shabanët sjellin fitoren, Arbëria e pafuqishme për kampionin

Shabanët sjellin fitoren, Arbëria e pafuqishme për kampionin


27 October, 2020 @16:03

Arbëria e pafuqishme ndaj kampionit!

Skuadra nga Dobraja që këtë sezon e ka filluar mjaft mirë, sot u mposht nga Drita, skuadër kjo që fitoren e sotme e shënoi me rezultat 0-1 (Bujar Shabani 44’).

Golin e epërsisë mysafirët e gjetën pak pa u mbyllur pjesa e parë.

Ishte Bujar Shabani (44’) ai që me kokë shënoi pas asistimit nga Xhevdet Shabani, për ta dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi 0-1.

TABELA AKTUALE

E përkundër lojës së mirë që e shfaqën të dyja skuadrat, ndryshim rezultati nuk pati gjatë gjithë pjesës së dytë dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e Dritës, që me këtë fitore i afrohet kreut të klasifikimit, ndonëse ka një ndeshje më pak të luajtur se lideri momental, Ballkani.

Në anën tjetër, Arbëria e drejtuar nga Arbnor Morina pas 9 ndeshjeve të luajtura ka 11 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga