Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - DRITA

Shabani e Haxhimusa për Dritën mbi Gjilanin

Shabani e Haxhimusa për Dritën mbi Gjilanin


27 October, 2019 @16:43

Në ndeshjen e luajtur sot në Ferizaj, ndeshjes mes dy skuadrave me ambicie krejtësisht të kundërta, Drita ka arritur ta fitojë me rezultat 0-2 përballjen ndaj Ferizajit.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi pa gola, ndërsa mysafirët ndeshjen e zhbllokuan përmes Bujar Shabanit, që realizoi me kokë (63’), e më pas golin e sigurisë dhe të rezultatit përfundimtar e solli Betim Haxhimusa në minutën e 70’.

TABELA AKTUALE

Fitorja e shënuar sot dhe humbja e Gjilanit nga Trepça ‘89 bëjnë që Drita të ngjitet mbi Gjilanin në tabelën e klasifikimit momentalisht, kurse Ferizaji edhe më tutje mbetet në zonën e rrezikshme, me synimin e vetëm qëndrimin në elitë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga