STOKE - SOUTHAMPTON
Shaqiri asiston, Stoke fiton
30 September, 2017 @17:59
Në takimin e zhvilluar sot ndaj Southamptonit, produktiv për skuadrën e tij ishte Xherdan Shaqiri, për ta ndihmuar kështu këtë skuadër që ta fitojë me rezultat 2-1 ndeshjen.
Shaqiri ishte asistues i golit të parë të shënuar nga Diouf, derisa më pas ishte Crouch ai që i dha fitoren vendasve.
Ky fillim sezoni mund të quhet më i miri për Shaqirin që nga ardhja e tij te Stoke City, me lojtarin në fjalë që përveç që është startues i rregullt, vazhdon të shënojë gola apo të realizojë asistime rregullisht.