GJILANI I ARBNOR MORINËS
Pas 7 xhirosh, vetëm një skuadër mbetet e pamposhtur
30 September, 2017 @16:14
Kanë kaluar 7 xhiro në Superligën e Kosovës dhe të gjitha skuadrat kanë pësuar nga një humbje së paku, përveç Gjilanit që po drejtohet nga prishtinasi Arbnor Morina.
Një statistikë kjo, shumë e rëndësishme për ekipin kuqebardhë nga Anamorava, për më tepër duke pasur parasysh që ekipi ka luajtur me ekipet e forta të ligës si: Feronikeli, Llapi, Trepça’89, Prishtina dhe derbin lokal ndaj Dritës.
Gjithsesi, 2 fitore e 5 barazime, mund të duken jo mirë në klasifikim, por kur kihet parasysh se janë kaluar pengesat më të fuqishme të Superligës pa humbje, duke marrë pikë, tashmë Gjilani është favorit ndaj skuadrave tjera me të cilat s’ka luajtur ende.
Pasnesër Gjilanin e pret ndeshja ndaj Flamurtarit, që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.