PROGRAMI I KOSOVËS
Ditët e fundit me Bunjakin selektor
29 September, 2017 @15:40
Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, do të mblidhen të hënën në Prishtinë, për të nisur përgatitjet për 2 ndeshjet e fundit nën drejtimin e Albert Bunjakit trajner.
Kosova me 6 tetor 2017 pret Ukrainën, ndërsa më 9 tetor udhëton në Islandë për të përfunduar ciklin kualifikues.
Të martën (3 tetor) pas koferencës për media që mbahet në selinë e FFK-së në ora 11:00 nga selektori Albert Bunjaki, futbollistët do të bëjnë edhe stërvitjet e para në “Adem Jashari” të Mitrovicës.
TABELA AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Të enjten (5 tetor) do të udhëtohet për në Shkodër, ndërsa ndeshja luhet një ditë pas në “Loro Boriçi”.
Të shtunën (7 tetor) mirret rruga për në Islandë, pas rigjenerimit të mëngjesit në Shkodër, ndërsa të dielën (8 tetor) zhvillohet stërvitja në stadiumin e Rejkjavikut, një ditë para ndeshjes, për t’u kthyer në shtëpi - në ditën e ndeshjes (9 tetor).
Përndryshe, Bunjaki përkundër punës së madhe që bëri vite me radhë te Kosova dhe kontratës së tij që vlente deri në fund të fazës së kualifikimeve për Kampionatin Europian EURO 2020, tha se nuk do të jetë më trajner i Kosovës pas këtyre kualifikimeve.