ANEL RASHKAJ
Rashkaj kërkon, Prishtina e liron
29 September, 2017 @11:24
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, është liruar me marrëveshje nga ekipi i tij, Prishtina, ku erdhi me shumë bujë muajin që shkoi.
“Prishtina dhe Anel Rashkaj me marrëveshje kanë shkëputur kontratën. Kërkesa ishte e futbollistit përshkak mos përshtatjes dhe ka kërkuar të lirohet e të kthehet sërish në Suedi. Andaj, Prishtina asnjëherë nuk ka mbajtur futbollistë pa vullnetin e tyre dhe me mirëkuptim ka liruar mesfushorin. Prishtina falënderon Rashkajn dhe i uron sukses në vazhdim të karrierës,” ka shkruar njoftimi i Prishtinës, botuar pak më parë.