MILAN - RIJEKA
Dramë në San Siro, Cutrone nxjerr fitues rossonerët
28 September, 2017 @23:05
Atëherë kur Vincenzo Montella dhe milanistët menduan se e fituan trepikëshin e dytë me radhë në Grupin D, ndodhi diçka e papritur në San Siro.
Përkundër epërsisë 2 golëshe që kishin rossonerët, Rijeka mysafire ka arritur të shënojë dy herë brenda 8 minutave të fundit të ndeshjes, për të barazuar rezultatin në 2-2.
E atëherë në skenë doli i riu, Patrick Cutrone, që me golin e tij në minutën e fundit shtesë të ndeshjes, 3-2 i dha fitoren Milanit dhe bëri Montellan e bashkëlojtarët e tij të marrin frymë thellë në shenjë çlirimi dhe natyrisht, 3 pikë të reja.
Pas kësaj ndeshjeje, Milan kryeson Grupin D me 6 pikë nga 2 ndeshje, derisa AEK e ndjek me 4, Austria Vjena me 1 dhe Rijeka, pa pikë ende.