SKENDERBEU - YOUNG BOYS
Skënderbeu merr pikën e parë
28 September, 2017 @22:55
Edhepse ishte në epërsi dhe dukej se shkonte drejt fitores, Skënderbeu në fund shpëtoi nga humbja falë portierit veteran Orges Shehi, që mbrojti një rast tepër të mirë të mysafirëve nga Zvicra, sonte në Elbasan Arena.
Ali Sowe i dha epërsinë Skënderbeut në minutën e 65-të të ndeshjes, derisa shtatë minuta më vonë Roger Assale barazoi në 1-1, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, derisa ekipet morën nga një pikë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Dynamo Kiev ka përmbysur Partizanin në Beograd, duke i mposhtur nga 2-0 në 2-3, për të shënuar edhe fitoren e dytë me radhë.
Pas ndeshjeve të dyta, Kiev udhëheq Grupin B me 6 pikë, Young Boys ka 2, ndërsa Partizani e Skënderbeu nga 1.