PARA FILLIMIT TË STINORIT
Teste fizike për gjyqtarët e futsallit
29 September, 2017 @8:51
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi të botuar në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se testet fizike për gjyqtarët e futsallit do të mbahen nesër.
“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e edicionit të ri në futsall, gjyqtarët e futsallit më 30 shtator (e shtunë) do t’i nënshtrohen testit fizik. Testet do të mbahen në Fakultetin e shkencave sportive në Prishtinë prej orës 09:30 dhe do t’i nënshtrohen të gjithë gjyqtarët e Superligës dhe të Ligës së Parë,” ka bërë të ditur njoftimi.