ZEKIRIJA RAMADANI
Trajneri kampion, te ish-kampioni
29 September, 2017 @20:07
Vetëm 2 ditë pas largimit të Gani Sejdiut, Feronikeli ka emëruar trajnerin e ri të ekipit. Ish-trajneri i Trepçës’89, Zekirija Ramadani, është tekniku i ri i ish-kampionit nga Drenasi.
Ramadani që bëri 89-shin kampion, do të merr drejtimin e ‘Niklit’ menjëherë, ndërsa të hënën e radhës do të ndeshet me Dritën në “Rexhep Rexhepi”.
Ramadani ishte larguar nga ekipi mitrovicas pas disfatës nga Vllaznia në xhiron IV dhe pas 3 xhirosh pauzë, ai i kthehet Superligës.