Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DFB POKAL

Shaqiri, për stinor të mbarë

FCB Official

Shaqiri, për stinor të mbarë


6 August, 2013 @0:18

Stinori i ri i Gjermanisë në futboll ka filluar në fundjavë me xhiron e parë të Kupës së Gjermanisë, ku ka pasur disa befasi, por kjo është e pamundur t’i ndodh Bayernit, të cilët mposhtën skuadrën e ligës së katërt, Rehden 5-0. 

E nëse vlen fjala e urtë: Dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë mund të thuhet që kosovarin Shaqiri e pret një stinor i mbarë në Munchen. Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e parë të stinorit për bavarezët zyrtarisht, pas një goditjeje të holandezit Arjen Robben, ku kosovari ia ndërron drejtimin topit dhe shënon për 1-0. Ndeshja më vonë kaloi në shenjë të Thomas Mullerit i cili regjistroi hat-trick, derisa në fund Arjen Robben përmbylli ndeshjen me golin e tij për 5-0. 

Bayern Munchen është skuadra e parë gjermane që ka arritur të fitojë kurorën e dyfishtë në vend bashkë me titullin e më të mirit në Europë, stinorin e kaluar. Bavarezët që tash udhëhiqen nga Pep Guardiola fillojnë stinorin e ri 2013/14 këtë të premte në duelin ndaj Borussia Mönchengladbachut ku luan kosovari tjetër Granit Xhaka. 


Video

DFB Pokal - Kupa e Gjermanisë/ Rehden-Bayern

Golat e Bayern Munchenit në ndeshje ndaj Rehdenit.



 
Të gjitha lajmet nga