Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHARRI 2-1 BEHARI

Sharri mposht Beharin për fillim të mbarë

Sharri mposht Beharin për fillim të mbarë


4 September, 2021 @18:45

Skuadra nga Hani i Elezit, KF Sharri, ka filluar me fitore stinorin në Ligë të Dytë të Kosovës, duke e mposhtur Beharin e Vitomiricës 2-1 [N. Daci 5, M. Bushi 80 - Ermal Blakaj 45].

Vendasit e filluan shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e pestë të ndeshjes përmes Dacit për 1-0.

Mirëpo, mysafirët nuk ranë nga loja dhe me asistim të Alban Haxhijajt Ermal Blakaj shënoi për të barazuar në 1-1 (45).

KF Behar

E kur mendohej se ndeshja do të përfundonte me barazim, ka qenë Muhabi Bushi që ka dalë në skenë për Sharrin, duke shënuar për fitore për t’ia dhënë fillimin e mbarë ekipit në fitore 2-1 (80).

 

Me këtë Sharri merr tri pikë në përballjen e parë të stinorit, ndërsa Behari do të duhet të kërkojë pikët në xhirot e radhës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë