Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE SEASON 2019/20

Shearer bën ekipin e vitit në PL

Shearer bën ekipin e vitit në PL


14 April, 2020 @18:01

Ish sulmuesi i Blackburn Rovers, Newcastle United e reprezentuesi i famshëm i Anglisë, Alan Shearer, ka bërë ekipin më të mirë të stinorit të deritashëm në Premier Ligë.

Shearer që punon si analist i futbollit në televizione britanike në ekipin e deritashëm të stinorit në ekip ka futur futbollistë nga pesë skuadra.

Liverpool dominon ekipin e vitit me 5 lojtarë, ndërsa Manchester City dhe Leicester City kanë nga dy. Arsenal ka një lojtar të vetëm në ekip dhe një tjetër vjen nga Sheffield United, që ka qenë edhe befasia e këndshme e deritashme e stinorit 2019/20 në PL.

11-SHJA MË E MIRË E PREMIER LIGËS:

Portier: Dean HENDERSON (Sheff. United);

Mbrojtës: Trent Alex - ARNOLD (Liverpool), Virgil VAN DIJK (Liverpool), Jonny EVANS (Leicester), Andrew ROBERTSON (Liverpool);

Mesfushorë: Jordan HENDERSON (Liverpool), Kevin DE BRUYNE (Man. City)

SULMUES: Sadio MANE (Liverpool), Pierre-Emerick AUBAMEYANG (Arsenal), Sergio AGUERO (Man. City) dhe Jamie VARDY (Leicester).

Premier League Team of the Season


 
Të gjitha lajmet nga Premier League