Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Shembet stadiumi, do të bëhet parking

Shembet stadiumi, do të bëhet parking


6 May, 2020 @23:39

Stadiumi i ekipit që dikur militonte në Kategorinë Superiore shqiptare dhe kërkonte garat evropiane, përfundimisht do të shembet.

Panorama Sport ka bërë të ditur sot se Stadiumi i Kamzës pas 20 majit nuk do të ekzistojë më! Komuna e këtij qyteti pranë Tiranës ka marrë vendim që aty të ndërtohet parking!

Drejtuesit e ekipit të Kamzës dhe ata të Komunës në fjalë nuk i janë përgjigjur mediave lidhur me këtë vendim, ndërsa shefi i klubit Skënder Xhaja ka thënë:

“Ne si ekip vazhdojmë punën. Ekipi është, lojtarët janë. Stadiumi? Nuk jap informacion.”

Këto kanë qenë fjalët që Xhaja i ka dhënë gazetës tiranase pas interesimit lidhur me rastin.

Rënia e lirë e Kamzës filloi dy stinorë më parë në Kategorinë Superiore kur sulmuan gjyqtarin Eldorian Hamiti. FSHF dënoi ekipin duke e zbritur dy kategori më poshtë. Pas kësaj ekipi s’u shfaq fare në dy ndeshje kampionale derisa bën pjesë në atë kategori, që çoi FSHF-në t’ia fshinte pikët.

“Zhdukja e sportit në një qytet të madh është absurde, pasi privon rininë nga argëtimi i vetëm. Tashmë është e qartë pse Bashkia nuk investoi në futboll dhe la skuadrën në mëshirë të fatit. Po ashtu heshtja përballë gjithë kësaj sfide tregon qartë pse vendimi për “ekzekutimin” e stadiumit është akt i kryer,” - ka përfunduar Panorama Sport artikullin që njofton për rrënimin e futbollit në Kamëz.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore