GRUPI H

REUTERS
Shenjat e zgjimit
26 November, 2013 @22:50
Skuadra e shumëkritikuar këtë stinor, Milan, ka arritur që në momentin e duhur të shënojë fitore të duhur që ta mbajë atë në lojë për kualifikim në TOP 16 të Ligës së Kampionëve.
Kaka, Cristian Zapata dhe Mario Balotelli kanë shënuar nga një gol për të regjistruar fitoren e dytë të Milanit në Ligë të Kampionëve, të dyja këto ndaj Celticut skocez.
Celtic në anën tjetër shpresonte që kriza e rossonerëve t’iu lehtësonte atyre punën, por kjo u kushtoi me humbjen më bindëse të pësuar në grup.
Me këtë fitore, Milan përforcohet në vendin e dytë dhe tani më me ndonjë kiks të Barcelonës do të mund të përfundon edhe si fituese e grupit në rast të fitores në ndeshjen e fundit.
Celtic me këtë humbje është eliminuar nga garat e mëtutjeshe europiane si në Ligë të Kampionëve ashtu edhe të Europa League.
TABELA AKTUALE GRUPI H:
1 | Barcelona | 10 pikë | ||
2 | Milan | 8 pikë | ||
3 | Ajax | 7 pikë | ||
4 | Celtic | 3 pikë |