Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLOGARITË

Rasti i parafundit

REUTERS

Rasti i parafundit


26 November, 2013 @12:47

Llogaritë kanë filluar të bëhen për ato skuadra që nuk kanë kryer punën e vetë më parë sikurse Atletico Madrid, që ka radhitur fitoret dhe ka siguruar si vendin e parë në grup ashtu edhe fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. 

Grupi E

Një barazim do të jetë i mjaftueshëm për Chelsean sonte ndaj Baselit si mysafir për të siguruar një vend në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. 

Bile, edhe një humbje e radhës e Chelseat nga Baseli, pas befasisë në Stamford Bridge, nuk do të lëvizte ekipin e Jose Mourinhos nga kreu i grupit, një ndeshje pa përfunduar faza grupore. 

Schalke, do të mund të kualifikohet sonte nëse të dyja ndeshjet e grupit sonte përfundojnë me fitore të mysafirëve. Përndryshe, ata do të duhet të luftojnë me Baselin në ndeshjen e fundit për të mbetur në garë. 

 

Grupi F

 

Olympique Marseille është eliminuar tashmë. Mirëpo, edhe nëse Arsenali arrin fitore, nuk e ka të sigurtë kualifikimin pasi që duhet të shpresojë në fitoren e Borussia Dortmundit ndaj Napolit. 

E ekipi i Jurgen Kloppit do të luaj në Europa League nëse sonte nuk arrin fitore ndaj ekipit të Rafael Benitezit në Westfalen të Dortmundit. 

Napoli me fitore do të siguronte fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, atyre u konvenon edhe barazimi sonte me gjermanët që arritën finalen e stinorit të kaluar në Ligë të Kampionëve. 

 

Grupi G

 

Atletico Madrid, me pikë maksimale nga katër ndeshjet e para, e ka të konfirmuar vendin e parë në grup. Austria e Vienës kërkon ende golin e parë, derisa mund të shpresojë nëse fiton. Nëse Atletico mposhtet nga Zeniti në Rusi, Porto gjithashtu duhet të mposht Austrinë për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit. 

 

Grupi H

 

Barcelona e ka siguruar kualifikimin te 16-shja më e mirë e Ligës së Kampionëve. Atyre u duhet vetëm edhe një pikë që të garantojnë edhe vendin e parë në grup, mirëpo katalonasit mund të arrijnë këtë edhe me humbje, varësisht nga rezultatet tjera. 

Kampioni i Skocisë, Celtic, do të kalonte në vendin e dytë të grupit me një fitore sonte ndaj Milanit, nëse Ajax nuk do ta mposhtte Barcelonën. 

Por, humbja do t’i eliminonte skocezët. Diçka e tillë do të mund të ndodhte edhe me Ajaxin në të kundërtën. 

Mirëpo, llogaria më e lehtë për mysafirët sonte është fito dhe shko. Me fitore edhe Milani do t’i bashkohej Barcelonës në fazën eliminatore. 



LIGA E KAMPIONËVE, Sonte:

GRUPI E Basel-Chelsea
GRUPI E Steaua-Schalke
GRUPI F Arsenal-Marseille
GRUPI F Dortmund-Napoli
GRUPI G Porto-Austria
GRUPI G Zenit-Atletico
GRUPI H Ajax-Barcelona
GRUPI H Celtic-Milan

SHKOI LIDERSHIPI

S’ka ankesa

Serie A

S’ka ankesa

26/11/13 @ 09:08

EVERTON

Baines,  1 muaj jashtë fushave

Premier League

Baines,  1 muaj jashtë fushave

25/11/13 @ 14:42

PEP GUARDIOLA

Ka spiun në Bayern

Bundesliga

Ka spiun në Bayern

25/11/13 @ 14:05

LËNDIMI

Cristiano Ronaldo mungon 3 javë

Champions League/La Liga

Cristiano Ronaldo mungon 3 javë

25/11/13 @ 13:30

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League