PEP GUARDIOLA

REUTERS
Ka spiun në Bayern
25 November, 2013 @14:05
Fitorja 3-0 ndaj rivalit më të madh për titull Borussia Dortmund është harruar te Bayern menjëherë. Kjo për shkak të alarmimit të trajnerit Pep Guardiola lidhur me një spiun që ka marrë taktikat e dhëna nga ai dhe i ka nxjerrë në publik.
“Nuk është me rëndësi kush është. Mirëpo, njerëz me koka të tilla duhet të largohen menjëherë nga klubi,” është cituar të ketë thënë Guardiola nga mediat gjermane sot.
Të njejtën gjë e ka përsëritur edhe shefi ekzekutiv i klubit bavarez, Karl-Heinz Rumenigge.
“Duhet të bëhet operacion në klub për të gjetur ‘urithin’. Në të kundërtën na presin probleme të mëdha. Ky nuk është problemi i Guardiolës, por i tërë ekipit,” ka thënë ai.
Bayern përkundër të gjithave, ka arritur të mposht Borussia Dortmundin dhe të krijojë epërsi të konsiderueshme në krye të tabelës së Bundesligës. Ndërsa ‘urithi’ mund të jetë çdokush për momentin.