EVERTON

REUTERS
Baines, 1 muaj jashtë fushave
25 November, 2013 @14:42
Njëra ndër ndeshjet më të bukura të këtij stinori në Premier League, ajo ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit, la krahmbrojtësin e Evertonit, Leighton Baines, të lënduar.
Derbi i Merseyside, pa të zëvendësohet Bainesi pas një dueli me Jordan Hendersonin e Liverpoolit. Pas skenimit të parë të bërë nga mjekët e klubit është raportuar që njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të mbrojtjes së ekipit, Baines, do të mungojë së paku një muaj për shkak se dyshohet që ka pësuar frakturë metatarsale në këmbë (thyerje ashti në shputë).
Everton dhe Liverpool kanë barazuar në derbin e qytetit 3-3.