INTERNATIONAL
Shkarkohet Klinsmann
21 November, 2016 @22:24
Pas rezultateve jo të mira në eliminatoret drejt Botërorit “Rusia 2018”, Jürgen Klinsmann është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Kombëtares së SHBA-ve në futboll.
SHBA-të së fundi u mposhtën nga Meksika me rezultat 2-1 dhe nga Kosta Rika me rezultat 4-0, duke mbetur kështu në vendin e fundit të grupit kualifikues për në Botërorin e Rusisë. Madje, përfaqësuesja e drejtuar nga gjermani Klinsmann ndodhet prapa shteteve si Panamaja e Hondurasi, të cilat kanë më shumë gjasa se SHBA-të për kualifikim.
Sipas spekulimeve të fundit, Klinsmann mund të bëhet trajneri i ri i Kombëtares Angleze, e cila për momentin drejtohet nga Gareth Southgate, që është vetëm trajner i përkohshëm deri në emërimin e një trajneri tjetër.