I VETMI
Eminhaziri, i vetmi që shënoi si mysafir
21 November, 2016 @14:11
Në xhiron që e lamë pas të Superligës së Kosovës në futboll, vetëm Gjilani ka arritur të shënojë gol si mysafir.
Ka qenë Isa Emnihaziri, sulmuesi i ekipit kuqebardhë nga Gjilani, që ka tundur rrjetën e Drenicës, për të mbetur lojtari i vetëm mysafir që ka shënuar në xhiron e XV të Superligës. Gjilani me këtë gol u bë ekipi i vetëm që shënoi dhe morri pikë si mysafir këtë xhiro.
Në asnjë nga 5 ndeshjet tjera të Superligës mysafirët nuk kanë shënuar gol në këtë xhiro, derisa në këto 5 ndeshje bilanci ka qenë 100% fitore për vendasit, ku Prishtina mposhti Besën, Trepça Hajvalinë, Ferizaji Ferronikelin, Llapi Trepçën’89 dhe Drita Lirinë.