MIDDLESBROUGH - CHELSEA
Fitore për kreun e tabelës
20 November, 2016 @18:55
6 fitore radhazi!
Në takimin e luajtur sot në ‘Riverside Stadium’, Chelsea i Antonio Contes e ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi, për të kaluar kështu në krye të Premier Leagues.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga sulmuesi në formë, Diego Costa, për të cilin ky ishte goli i dhjetë sezonal në Premier League. Përveç golit të shënuar, londinezët kishin edhe raste tjera për shënim, prej tyre për t’u veçuar është shtylla e Pedros në pjesën e dytë.
Presion në momente të caktuara të ndeshjes ushtroi edhe Middlesbrough, mirëpo goli nuk erdhi për asnjë moment dhe takimi u mbyll me shifrat 0-1.
Duhet përmendur që në këto 6 fitore radhazi, Chelsea nuk ka pranuar as edhe një gol!
Diego Costa Goal HD - Middlesbrough 0 - 1… by TeQuieroRealMadrid