ATALANTA - ROMA
Atalanta me Berishën mposhtin Romën, mundësi e mirë për Milanin
20 November, 2016 @16:55
Me Etrit Berishën në portë, Atalanta ka arritur ta mposht skuadrën e Romës, me takimin mes skuadrave që u zhvillua sot në Bergamo.
Berisha zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa golin e pësoi nga pika e bardhë. Sa i përket pjesës së dytë, Berisha nuk u shqetësua shumë, duke marrë parasysh që romakët e gjuajtën vetëm 1 goditje në portë.
Pas pjesës së parë në disavantazh, Atalanta përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Golat e fitores u shënuan nga Caldara në minutën e 62’ dhe Kessie nga pika e bardhë në fundin e takimit, duke bërë kështu që takimi të mbyllet me shifrat 2-1.
Kjo humbje bën që Romës t’i rrezikohet vendi i dytë nga një fitore eventuale e Milanit sonte, i cili ndeshjen e vet e luan ndaj Interit me fillim nga ora 20:45. Në anën tjetër, sezoni i mirë i Atalantas vazhdon, me skuadrën nga Bergamo që tashmë ngjitet në vendin e katërt.