LLAPI vs TREPÇA'89
Llapi mposht ‘89-shin, Prishtina mbetet lider
20 November, 2016 @15:05
Llapi ka shënuar fitore tepër të madhe sot në “Zahir Pajaziti” duke mposhtur Trepçën’89 që deri dje ka qenë lidere e Superligës.
Berat Hyseni me dy gola ka rrënuar ekipin e Veton Çitakut dhe i ka sjellë Llapit një fitore që e bën atë konkurrent serioz për titull tani, për ta nxjerrë në vend të tretë të klasifikimit.
Trepça’89 ka pasur rastet e veta, por nuk ka arritur të kalojë assesi mbrojtjen e ngjeshur që luajti mençur sot.
Me këtë fitore, Llapi ka shënuar fitoren e dhjetë të stinorit, ndërsa Trepça’89 ka pësuar humbjen e dytë të stinorit.