LORET SADIKU
Sadiku kthehet pas më shumë se dy muajve
20 November, 2016 @18:12
Loret Sadiku më në fund e ka lënë pas lëndimin që e ka mbajtur atë më shumë se dy muaj larg fushave të blerta.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës sot ka luajtur në ndeshjen Kasimpasa-Kardemir Karabuk, duke u inkuadruar në pjesën e dytë.
Kjo është vetëm ndeshja e dytë e Sadikut në Superligën turke për sivjet, pasi ai ka munguar në shumicën e ndeshjeve për shkak të lëndimit.
Sadiku kishte filluar të stërvitet me ekipin nga fillimi i këtij muaji, ndërsa kishte munguar edhe në ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës me Turqinë për shkak të mos përgatitjes fizike.