ARMANDO SADIKU
13 minuta për rikthim nga Armando Sadiku
20 November, 2016 @18:46
Sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku, më në fund është rikthyer nga lëndimi.
Sadiku sot është aktivizuar në 13 minutat e fundit të ndeshjes Servette - Zurich, ku skuadra e tij Zurichu shënoi fitore me rezultat të thellë, 0-4.
Ndeshja e fundit kur Sadiku ishte lënduar, ka qenë pikërisht ndaj Servettes, më 22 shtator.
25 vjeçari kishte pësuar lëndim në gjurin e majtë, me ç‘rast ishte detyruar të kalojë nëpër një ndërhyrje kirurgjikale.