MILAN - INTER
Perisic mohon festën kuqezi
20 November, 2016 @22:43
Në mënyrën më të mirë të mundshme u përmbyll fundjava evropiane e futbollit.
Milani e Interi dhuruan një super takim, i cili në fund u mbyll pa fitues.
Ishte skuadra rossonere ajo që ishte shumë pranë fitores, mirëpo gjithçka u ekuilibrua nga kroati Perisic, i cili shënoi për 2-2 një minutë para fundit. 2 golat e Milanit ishin shënuar nga spanjolli Suso, kurse goli i parë i zikaltërve u shënua nga Candreva.
Sa i përket rrjedhës së takimit, Interi kishte më tepër posedim e raste, mirëpo Milani tregohej më cinik në ato raste që i kishte dhe mund të thuhet që barazimi ishte rezultat i drejtë.
Ky barazim bën që Milano të ketë pikë të barabarta me Romën e vendit të dytë, kurse Interi mbetet larg pozitave evropiane.
2-2 All Goals & Highlights HD by footballderby