Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARC DES PRINCES

Shkarkohet Thomas Tuchel

Shkarkohet Thomas Tuchel


24 December, 2020 @14:01

Paris St-Germain ka larguar nga detyra trajnerin e ekipit Thomas Tuchel.

Gjermani Tuchel mori drejtimin e kampionit të Ligue 1 në qershor të vitit 2018, duke fituar dy tituj kamponi, Kupën e Francës dhe një Kupë të Ligës.

Ata gjithashtu arritën finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën e humbën me rezultat minimal nga Bayerni 1-0, në fund të sezonit të shkuar.

Ish-trajnerit të Borussia Dortmundit kontrata i skadonte në fund të këtij stinori, por drejtuesit e klubit nuk e pritën më. Aktualisht PSG është i treti në renditje tabelare të Ligue 1, pas Lyonit dhe Lille-it, me një pikë më pak.

Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, që në vitet 2001-2003 ka qenë lojtar i PSG-së, po përfolet si njeriu që do të merr drejtimin e skuadrës parisiene pas shkarkimit të gjermanit nga detyra.

Pochettino është pa angazhim që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur u largua nga ekipi londinez.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League