BLEDI SHKËMBI
Shkëmbi: Autogoli ndikoi nga aspekti psikologjik
4 April, 2021 @17:27
Kryendeshja e javës mes Ballkanit dhe Prishtinës përfundoi me fitoren 0-1 të prishtinasve me golin e vetëm të shënuar dhe atë në portë të gabuar nga Armend Thaqi.
Autogolin e shënuar nga mbrojtësi i Prishtinës, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, e cilësoi që pati ndikim negativ në lojën e ekipit të tij.
“Autogoli u pa që ndikoi për të keq, por do të thoja që deri në ato minuta edhe nuk po bënim një lojë të mirë. Kjo për meritat e kundërshtarit që na bëri shumë vështirë për të luajtur. Nga ana psikologjike goli ndikoi për të keq dhe në asnjë moment nuk arritëm të dalim dhe të bëjmë atë lojë që jemi mësuar të bëjmë”, tha Shkëmbi.
Më tej, ai foli edhe për garën për titull, ku me rezultatin e sotëm edhe më tej mbesin në garë 3 skuadra, Drita, Ballkani dhe Prishtina.
“Mendoj që Ballkani mund të jetë në luftë për titull deri në fund me këto dy ekipe. Eshtë bërë një garë interesante ndërmjet 3 ekipeve dhe janë shumë pikë në lojë. Jam i bindur se ne do të bëjmë mirë dhe do të marrim maksimumin e mundshëm”, përfundoi ai.