Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLEDI SHKËMBI

Shkëmbi: Djersa e lojtarëve u shpërblye

Shkëmbi: Djersa e lojtarëve u shpërblye


28 April, 2021 @17:57

Skuadra e Ballkanit sot ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes dha komplimente për lojtarët e tij, që sipas tij u angazhuan maksimalisht për këtë fitore.

“Jam shumë i kënaqur që fituam 3 pikë. Djemtë meritojnë shumë komplimente për këtë ndeshje që luftuan kundër një kundërshtari që ka ekip shumë të mirë dhe luan me taktika të ndryshme. Për fat të mirë djersa e lojtarëve u shpërblye, por e dijmë që nuk ka mbaruar asgjë akoma. Kemi edhe 5 ndeshje si finale që besoj se do t’i luajmë me të njëjtin besim dhe të njëjtin përqëndrim”, tha Shkëmbi për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga