Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Shkëmbi eliminohet në debutim, merr përgjegjësinë

Shkëmbi eliminohet në debutim, merr përgjegjësinë


9 February, 2021 @23:14

Trajneri i ri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, ka pësuar në ndeshjen e parë pas rikthimit në futbollin kosovar dhe në ndeshjen e parë zyrtare me ekipin e tij të ri.

Ballkani u eliminua nga Kupa e Kosovës pas penalltive sot në Podujevë, ku Llapi fitoi 4-3, pasi që ndeshja përgjatë 90 minutave e edhe vazhdimeve nuk pa gol të shënuar.

KUPA e KOSOVËS, NDESHJET DHE ORARI

“Djemtë dhanë maksimumin, derisa me një lojtar më pak çuam ndeshjen deri te penalltitë. Na mbetet të vazhdojmë në kampionat. Kjo humbje është përgjegjësi e imja dhe mendoj që do të përmirësohemi në ndeshjet e radhës,” ka thënë Shkëmbi pas ndeshjes.

Ballkani në stinorin e kaluar pat arritur deri në finale të Kupës së Kosovës, ku pësoi nga Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga